Kronikë

EMRI/ Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë 51-vjeçari, ishte dënuar për trafikim të lëndëve narkotike! U arrestua në shkurt të këtij viti

15:23 - 30.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gentian Deda 51-vjeç është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, pasi është dënuar me 11 vjet , 8 muaj e 15 ditë burgim për trafikim të lëndëve narkotike.




Deda është arrestuar në shkurt të vitit 2022, në Durrës, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Durrës.

Njoftimi:

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Gentian Deda, 51 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është arrestuar në shkurt të vitit 2022, në Durrës, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Durrës.

Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 11 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për kryerjen e veprës penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në zbatim të marrëveshjes së ekstradimit mes dy vendeve, shtetasi Gentian Deda u ekstradua drejt Italisë, për kryerjen e dënimit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.