LAJMI I FUNDIT

Artistja shkodrane: Më thonë “vetes ia ke bërë” që nuk ke gjetur burrë

10:27 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Artistja shkodrane, Nermin Shurdha ka pohuar se ‘bullizohet’ shpesh nga njerëzit të cilët i thonë se i ka bërë dëm vetes pasi nuk ka gjetur ende një partner për të kaluar jetën.




Shurda tha se ka vendosur profesionin para disa drejtimeve të tjera lidhur me jetën, ku thekson se mbase kjo mund të jetë arsyeja se pse ajo ende ka ngelur beqare.

Sakaq shton se njeriu duhet t’i vendosë vetes synim që në një moshë të caktuar të jetë martuar apo të ketë fëmijë,  mbase kështu mund të krijojë një familje.

“Sikur unë gjatë këtyre viteve t’i kisha vendosur qëllim vetes që unë në këtë moshë do të jem me fëmijë, mbase do i kisha kushtuar më shumë rëndësi këtij drejtimi. Se kam vendos profesionin para drejtimeve të tjera, por e kam marrë jetën ashtu siç ka ardhur. Ka ndodhur diçka e bukur, ka zgjat sa ka zgjatur, por jo se kam hyrë në atë mendimin që jam në këtë moshë dhe duhet t’i bëjë gjërat që të funksionojnë. Sikur t’i kisha vendos synim  vetes për diçka madje mund të isha me fëmijë. Më thonë që ia ke bërë vetes”, tha ajo për Euronews.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.