AKTUALITET

I mori 12 milion lekë një gruaje, duke e mashtruar se ishte avokat! E pëson keq 54-vjeçari në Elbasan

09:18 - 25.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 54-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit pasi dyshohet se i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë.  




Ndaj 54-vjeçarit Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Finalizohet pas një hetimi 3-mujor, operacioni policor i koduar “Manipulimi”, për vënien në pranga të një shtetasi të akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda.

I mori një shumë parash, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe do të përfaqësonte çështjen e bashkëshortit të saj, vihet në pranga 54-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet policore të specializuara të DVP Elbasan, pas kallëzimit nga një shtetase, se një shtetas i kishte marrë një shumë parash, me anë të mashtrimit, referuan materialet në Prokurorinë e Elbasanit, e cila inicioi një hetim për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Si rezultat i hetimit tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Manipulimi”, u vu në pranga shtetasi M. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 23.01.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 54-vjeçari i ka marrë 1 200 000 lekë të rinj, një shtetaseje, me pretendimin se ishte avokat dhe se do të përfaqësonte ligjërisht, në Gjykatë, çështjen e bashkëshortit të saj, i cili po vuante dënimin në IEVP Drenovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.