AKTUALITET

Covid-19 në vend, 10 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

20:22 - 31.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin nga COVID-19 në vend.




Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 raste të reja dhe asnjë humbje jete.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë ndërsa janë shëruar 7 qytetarë  duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,519 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 531 testime, ka 10 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar në 24 orët e fundit

31 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 531 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki:

5 në Tiranë, 2 në Elbasan, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Sarandë.

Janë 118 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,519 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 31 Janar 2023)

Raste të reja ditore 10

Të shëruar në 24 orë 7

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 531

Testime totale 2,030,840

Raste pozitive 333,233

Raste të shëruara 329,519

Raste Aktive 118

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 97

Vlorë 9

Fier 7

Durrës. 2

Elbasan. 2

Berat. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.