Kryesore

‘Rama një bandit për shqiptarët’/ Balliu: PD do fillojë më 11 shkurt valën e protestave, do të sjellim zgjidhje të vërteta për vendin pas largimin e kryeministrit

14:19 - 04.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu shprehet se protesta kombëtare e 11 shkurtit “nuk është data e një proteste, por është fillimi i një vale protestash që ndalojnë vetëm kur të largohet kryeministri Edi Rama”.




Balliu për ‘Panorama Tv’ theksoi  se PD do i dalë për zot protestës dhe lufta kundër Ramës nuk është politike por patriotike, pasi ky i fundit është thyer për shqiptarët në një kriminel dhe bandit.

“Nuk ikën Rama duke i thënë ik, por duke e larguar atë. Teza e qeverisë që me protesta nuk zgjidhet gjë është shumë e gabuar, bëj thirrje çdo qytetari mos e pranoni tezën qe qeverisë që nuk e mundni dot politikën, por politika iu mund ju. Sovrani jeni ju. Ne do i dalim për zot çdo qytetari që vjen në atë shesh dhe së bashku Shqipërisë. Lufta kundër Ramës është patriotike dhe jo politike. Ky njeri është armiku kryesor i sukseseve të Shqipërisë, ky është kërcënim kombëtar, nuk është politikan por kriminel, nuk është kryeministër pot është bandit, këto nuk janë fjalë të rënda e gjuhë agresive, por gjuhë faktesh. Sot protesta është detyrë kombëtare. Ka pasur protesta shumë të mëdha që mund të kishin qenë të suksesshme për të realizuar largimin e Ramës, por ndodhi një dramë kombëtare, opozita u shit, nuk ishte gabim aksioni, aksioni u shit, sot kemi një lidership që nuk shitet as me biznese e vila e nuk e merr dot njeri peng Sali Berishën. Me zgjedhje vijmë në pushtet por regjimi duhet të rrëzohet Falë këtyre protestave do vijë largimi i Ramës, që do sjellë zgjedhje të vërteta në Shqipëri. Në zgjedhje do marrim pjesë e do fitojmë e do heqim dhe këtë njëkohësisht. Ta harrojë ai që ne nuk marrim pjesë në zgjedhje”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.