LAJMI I FUNDIT

‘Policia dhunoi gra e të moshuar’/ PL për protestën e banorëve të Bërxullës: Ndal terrorin e pajustifikuar, qeveria të japë zgjidhje të drejtë

13:53 - 05.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka reaguar pas protestës së banorëve të Bërxullës të cilët patën një përplasje me policinë.




Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi ka kërkuar që të ndalet terrori policor ndaj banorëve pasi gjatë protestës janë dhunuar gra e të moshuar teksa mbronin pronën e tyre.

Sakaq shton se qeveria duhet të japë një zgjedhje të drejtë dhe t’i garantojë banorëve transparencë lidhur me projektin Thumanë-Kashar.

Postimi i plotë:

Ndal terrorit policor ndaj banorëve të Bërxullës!

Junta policore e “Rilindjes” kreu sot aktin e radhës barbar ndaj banorëve të Bërxullës, duke dhunuar gra dhe të moshuar që protestojnë në mbrojtje të pronave të tyre legjitime.

Ky terror i pajustifikuar duhet të marrë fund menjëherë!

Qeveria të tërhiqet nga këto akte të shëmtuara dhune ndaj lirive e të drejtave të qytetarëve dhe t’u garantojë banorëve të Bërxullës që preken nga projekti Thumanë-Kashar një zgjidhje të drejtë dhe objektive siç Kushtetuta e parashikon, me transparencë, konsultime dhe mjete demokratike!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.