AKTUALITET

“Rama, hakmarrës i verbër që nuk njeh kufi”, Berisha për sekuestrimin e Prestige Resort: Pronari nuk iu bind diktatit, ai i vërsuli bandat

18:20 - 22.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me aksionin e sotëm të qeverisë për konfiskimin e “Prestige Resort”.




Berisha u shpreh se sulmi ka ardhur si pasojë e mos nënshtrimit të pronarit të mediave të Hysenbelliu Group ndaj urdhrave të kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se Rama është një hakmarrës i verbër që përballë kundërshtarit nuk njeh asnjë kufi.

“Pronari i News24 dhe mediave të tjera të Hysenbelliu Group nuk pranoi t’i nënshtrohet urdhrave e diktatit të tij, i shkatërroi një nga hotelet më të bukura të brigjeve të Adriatikut.

I ligu, i keqi kënaqësinë e ka në ligësi.

Sot, ditë feste për demokracinë, bektashinjtë, prag Ramazani, shkon vërsul bandat kundër pronave të këtij pronari.

Ky është një hakmarrës i verbër, nuk njeh asnjë kufi ndaj kundërshtarit. Duhet të ndahemi me të sa më parë. Kurrë nuk do të tolerojmë. Zgjedhjet i kemi zgjedhje por Revolucioni do vijojë deri në përmbysjen e regjimit të tij”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.