AKTUALITET

“E zgjidh Arbitrariteti”/ Pedagogu Goci për ‘Prestige Resort’: Rama kur bëhet fjalë për çështje negative, nuk mban përgjegjësi

15:48 - 24.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, e ka konsideruar një arbitraritet aksionin e zhvilluar për konfiskimin e “Prestige Resort”. Në një intervistë për “Panorama TV”, Goci tha se në opinionin publik është krijuar një ide se politika i ka të gjitha në dorë, dhe duke shfrytëzuar këtë qëndrim, politika e ka rrugën të hapur për të bërë çfarë të dojë.




Sipas pedagogut, zgjidhja e vetme në situata të tilla, është që të reflektojë dhe të reagojë publiku, vetë gazetarët.

Goci: Këtu dihet që ka arbitraritet. Është krijuar ky mesazhi i keq se politika i ka të gjitha. Me këtë egërsi, duket se politika e ka rrugën e hapur. Duhet të rikonfigurohet sfera publike në Shqipëri. Janë krijuar shumë konfuzione, është krijuar një lloj pornografie ku nuk merret vesh vërtetësia e pronës, ku i ka kufijtë e veprimit. Zgjidhja është që komuniteti të reflektojë, të ketë një tkurrje të mirë të botës së medias.

Deklarata e Ramës se nuk ka vendosur gjoba ndaj mediave.

Goci: Çfarë të themi, çështja është që ai e ka luksin të thotë se nuk ka lidhje me këto gjëra. Koncepti i politikës në Shqipëri është që kjo që bëjmë ne, nuk e bëjmë ne. Kur vjen puna për spektakël apo për të marrë ndonjë meritë, nxirret koka. Shihet një tendencë për të dalë i pari. Kur bëhet fjala për të mbajtur ndonjë përgjegjësi, ndodh ndryshe. Nuk prisja ndonjë gjë tjetër. Nuk do të thotë se unë isha porositësi. E vetmja gjë që duhet bërë, për mua media duhet të gjejë format e saj për të rezistuar, për të qenë e qëndrueshme në mënyrë që qeverisë të mos i ketë asgjë. Vetëm atëherë do e shihni se me sa kujdes do flasë kryeministri.

Aksioni në “Prestige Resort” vjen disa ditë pas publikimit të raportit të DASH ku është evidentuar presioni ndaj medias. A është kjo një sfidë që qeveria i hap DASH-it?

Goci: DASH me çfarë kam lexuar, nga mënyra se si është shkruar, është njëfarë raportimi se çfarë ka ndodhur. Nuk ka bërë ndonjë dënim me nuancë. Fakti që janë mbledhur si fakte dhe janë vënë në raport, janë të rëndësishme dhe të vlefshme për t’u përfshirë në raport. Unë jam me idenë që të shihet në kompleksitet. Media, ku duhet ta vendosë fokusin, ku duhet t’i japi zë? Këta i japin vëmendje të pamierituar politikës. Cili është mesazhi që marrin qytetarët? Që këta janë zotat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.