

Me një test të shpejtë të ngjashëm me atë të përdorur për diagnostikimin e koronavirusit së shpejti do të jetë e mundur të diagnostikohet një nga sëmundjet më të zakonshme, por më pak të njohura, të transmetueshme seksualisht.
Një test i shpejtë dhe i lirë diagnostikues i zhvilluar nga studiuesit e Universitetit Shtetëror të Uashingtonit (WSU) mund të ndihmojë në frenimin e një sëmundjeje të përhapur, siç është infeksioni klamidia dhe gonorrea.
Sipas PROTOTHEMA, ky test i ri jep përgjigjen mbi rezultatin në 5 minuta dhe nuk ka nevojë për analiza në spital, në momentin kur sëmundja është në fazën e parë.
Megjithatë, edhe kur sëmundja është asimptomatike ajo shoqërohet me një sërë komplikimesh shëndetësore si rritja e ndjeshmërisë ndaj infeksionit HIV, kanceri i prostatës tek burrat dhe infertiliteti dhe komplikimet e shtatzënisë tek gratë.
Klamidia trachomatis është një infeksion i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm (SST) i shkaktuar nga bakteret. Kjo sëmundje prek meshkujt dhe femrat. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në probleme shëndetësore më serioze.
Simptomat përfshijnë:
Urinim i dhimbshëm
Dhimbje të poshtme të barkut
Sekrecione të shtuara vaginale tek femrat
Sekrecione të shtuara nga penisi tek meshkujt
Marrëdhënie seksuale të dhimbshme tek femrat
Gjakderdhje ndërmjet dhe pas seksit tek femrat
Dhimbje testikulare tek meshkujt
Si transmetohet?
Ju mund të merrni infeksione klamidiale të syrit (konjunktivitin) përmes kontaktit me sekrecione të infektuara.
Nënat gjithashtu mund të përhapin klamidian tek fëmija gjatë lindjes, duke shkaktuar pneumoni ose një infeksion serioz të syrit tek i porsalinduri.
Shkaktarët që rrisin rrezikun tuaj nga klamidia trachomatis përfshijnë:
- Të qenit aktiv seksual para moshës 25 vjeç
- Partnerë të shumtë seksual brenda 1 viti
- Mos përdorimi i prezervativit
- Historiku i infektimit me SST