LAJMI I FUNDIT

Zbulohet rinovimi surprizë i Marash Kumbullës te Roma, mbrojtësit i përmirësojnë edhe rrogën

21:46 - 01.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Roma ka filluar të mendojë për të ardhmen dhe duket se në planet e saj do të vazhdojë të jetë Marash Kumbulla. Klubi verdhekuq ka rinovuar kontratën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, edhe pse nuk është një pikë fikse në formacionin e Zhoze Murinjos.




Klub ka vendosur që të amortizojë kostot e operacioneve që ka kryer në merkato dhe kështu, për të mos ulur vlerën e Kumbullës, për të cilin ka interes të vazhdueshëm edhe nga klube të tjera, i ka zgjatur marrëveshjen aktuale e cila përfundonte në vitin 2025. “La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se akordi ishte gjetur që para Botërorit dhe është mësuar vetëm nga dokumentet e publikuara nga Federata Italiane rreth përqindjeve që fitonin menaxherët për firmat e klientëve të tyre.

Marrëveshja e re e Kumbullës, që mbaron në vitin 2027, i mundëson atij të ketë edhe një rrogë pak më të lartë se ajo aktualja, pasi nga 1,3 milionë euro, do të kalojë në 1,5 milionë euro falë klauzolave, pasi ka arritur që të luajë të paktën 28 ndeshje në vitin e parë në drejtimin e Murinjos.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.