Kryesore

Zgjedhjet e 14 majit/ Luçiano Boçi bashkon opozitën në Elbasan, 10 parti firmosin koalicionin e bashkëpunimit

15:20 - 01.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i PD dhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka marrë konsensusin e të gjithë spektrit opozitar në Elbasan.




Në një deklaratë të përbashkët me përfaqësuesit e forcave opozitare Boçi shprehu bindjen se ky konsensus i gjerë do ta çoj opozitën drejtë një fitoreje të sigurt.

“Kjo marrëveshje është një moment solemn dhe frymëzues në garën time për Bashkinë e Elbasanit. Më vjen mirë që edhe njëherë Elbasani tregoi që është qytet i qyteteve, siç e quaj unë. Ne reflektojmë gjithnjë një harmoni njerëzore mes nesh dhe sot po tregojmë edhe një harmoni politike, e cila reflekton bashkimin e qytetarëve. Kjo nuk është një betejë për Luçiano Boçin por është një betejë për qytetarët”, deklaroi Luçiano Boçi.

Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar sot forcat që mbështetën kandidaturën e tij janë: Partia Demokratike E Shqipërisë, Partia E Lirisë Partia Demokristiane, Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar, Lëvizja E Legalitetit, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Për Europianizim Dhe Integrim, Aleanca Liberale E Djathtë, Balli Kombëtar.


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Fatmir Lohja Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Zoti Boci,nga shpati,me firmat e shokut Sali na ka vjedhur pronat ne elbasnlllive.A u shkon ndermend te elbasanisit do te te votojne nje shpatarak qe vjedh pronat e qytetarve elbasanas!?

    Përgjigju ↓