Kryesore

“Burri i ministres ‘theri’ drejtorin dhe çau ferrën pasi Rama i dha pafajësinë”- Berisha: Kjo nuk ndodhte as në diktaturën e Enver Hoxhës

21:24 - 26.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi edhe lajmin e sotëm, se burri i ministres së qeverisë Rama, kishte gositur me thikë, një ish-vartës të saj pasi ky i fundit nuk jepte dorëheqjen.




Berisha tha se edhe në diktaturën e Enver Hoxhën për ngjarje të tillë, ministra do shkarkohej dhe burri do futej në burg.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Të dashur miq, diktatura e Enver Hoxhës ishte më e egra, më barbarja, më mizorja. Ajo çoi përpara skuadrave të pushkatimit mijëra shqiptare për arsye politike, për qëllime politike.

Por një gjë do t’u them, sigurisht po të dilje kundër, nga burgu, kampi gjer te skuadra e pushkatimit të prisnin.

Por ama, një rast se burri i një ministreje rrihte një drejtor, ju garantoj ju se ministrja shkarkohej dhe i shoqi burgosej.

Kjo ndodhte në diktaturë, kjo ndodh sot në Vietnam, kjo ndodh sot kudo, por jo në narkoshtetin e Edi Ramës.

Andri Ibrahimaj, burri i ish-ministres së Financave, tani ka një ministri tjetër, i del përpara drejtorit të Ministrisë së Financave, i fut thikat pasi ai refuzon të largohet nga detyra.

I kërkon të japë dorëheqjen sepse atë vend do e merrte një mik i tij.

Çan ferrën, arratiset dhe kthehet pasi ministrja Ibrahimaj me Edi Ramën, me Agaçin dhe pafytyrë të tjerë, i jep pafajësinë.

Kurse sot, imagjinojeni ju, këtë delinkuente, sot deklaronte se gabimi im është se nuk e padita drejtorin. Që burri i saj i futi thika. Me raport mjekoligjor.

Miq, a ka nënçmim, a ka shkelmim më të madh se ky mbi qytetarët?

Ndaj dhe zemërimi ynë nuk duhet të njohë kufi.

Poshtërsia e tyre nuk ka kufi, dhunimi i të drejtave tona nuk ka kufi.

Zemërimi ynë nuk ka kufi.

Ne do fitojmë.

Ne do fitojmë.

Ne do fitojmë.

Rrofshi ju, fitore.

Ditën e martën, të gjithë të pranishëm në fitore, qytetarë dhe qytetarë të Tiranës, të firmosim fitoren të martën.

Asgjë në botë nuk do na ndalojë.

Të mos harrojë kush se ne kemi himnet tona dhe kur të fillojmë t’i këndojmë ato, mjerë armiqtë tanë ç’do të shohin me sy.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.