AKTUALITET

“Ishte surprizë”- Fredi Beleri fitoi nga qelia Bashkinë e Himarës, Preç Zogaj për Panorama TV: Arrestimi i tij mund të ketë nxitur njerëzit ta votojnë

14:46 - 16.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Preç Zogaj e ka konsideruar “surprizë” fitoren e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg i akuzuar për shitblerje votash.




I ftuar në Panorama Tv, Preç Zogaj theksoi se arrestimi i Fredi Belerit mund ta ketë ndikuar tek njerëzit për ta votuar më shumë.

“Është surprizë padyshim, por njerëzit atje vendosën që ai të ishte fituesi. Ajo që i ndodhi do të ketë ndikuar për ti nxitur njerëzit për ta votuar më shumë.

Ndryshe nga 2021 kufiri ishte i hapur dhe një numër i konsiderueshëm njerëzish kanë ardhur dhe e kanë votuar Fredi Belerin.

Megjithatë ajo është një bashki e rëndësishme”, u shpreh analisti Zogaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.