AKTUALITET

Rritja e pagave, Sherefedin Shehu në Panorama TV: Rroga e deputetit është diskriminuese. Administrata është kthyer në politike, duhet reformuar

21:31 - 25.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-zëvendës ministri i Financave Sherefedin Shehu ka folur për vendimin e qeverisë për të rritur pagat e deputetëve por edhe administratës publike.




Ai u shpreh në studion e emisionit “Log.” në Panorama TV se deputetët e shfrytëzuan këtë moment për të fituar por në thelb kanë të drejtë sipas tij pasi rroga e tyre aktualisht është diskriminuese. Shehu tha se ndalur te administrata publike, ajo ka nevojë fillimisht për një reformim, pasi është kthyer në politike.

“Deputetët e shfrytëzuan këtë moment por në thelb kanë të drejtë. Rrogat e deputetit është diskriminuese. Qoftë në administratë publike apo parlament, problemi i madh është pse po e motivojmë parlamentin dhe administratën publike.

Administrata publike ka nevojë për të një reformë rrënjësore të thellë sepse nuk është më publike, është bërë administratë politike. Kjo administratë politike nuk mund të motivohet. Jam dakord të rriteshin pagat por duke e parë si pjesë përbërëse dhe jo të parën dhe jo më të rëndësishme të një reforme administrative. Kryesore duhet të jetë karriera”, deklaroi ai.

Shehu ceku edhe procesin e rindërtimit, duke theksuar ky nuk ishte justifikim i mjaftueshëm nga ana e qeverisë për të mos rritur pagat.

“Historia e tërmetit nuk është e re. Duhet të ishte mbyllur. Po para tërmetit pse nuk i ngriti pagat asnjë vit. Kryeministri ka deklaruar se ka marrë ndihma. Nuk është ky justifikimi”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.