AKTUALITET

“Ata thjesht duan ta shikojnë atë përsëri dhe përsëri”/ Donald Trump: Unë jam Mona Lisa

15:40 - 02.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump i krahasoi mbështetësit e tij me njerëzit që shkojnë të shohin Mona Lizën “qindra herë”, për të shpjeguar se si ai ende arriti të tërheqë turma të mëdha.




“Ju keni njerëz që duan të shohin Mona Lizën, ata e duan Mona Lizën, dhe ata do ta shohin atë qindra e qindra herë dhe ajo bëhet më mirë çdo herë”, tha Trump në një intervistë me transmetuesin publik Uellsian S4C, të publikuar nga Daily Mirror e Britanisë së Madhe.

“Është diçka interesante dhe në thelb janë të njëjtat 20 tema për të cilat po flisni: po flisni për kufirin, po flisni për ushtrinë, po flisni për taksa të ulëta”, shtoi ish-presidenti. “Ata thjesht duan ta dëgjojnë atë përsëri dhe përsëri”.

Trump, i cili në nëntor shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA, është aktualisht në gjurmët e fushatës, duke luftuar me rivalin e tij kryesor republikan, guvernatorin e Floridës, Ron De Santis, për të siguruar nominimin e partisë.

Sondazhet e fundit e vendosin Trumpin shumë përpara DeSantis: Ai është zgjedhja e parë e më shumë se 50 për qind e votuesve republikanë në zgjedhjet paraprake, me një avantazh prej 30 pikësh ndaj guvernatorit të Floridës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.