BLUETOOTH

Johnny Depp u thotë “Jo” definitivisht Disney dhe “Pirates” – Ata nuk e mbështetën atë në gjyqin me Amber Heard

20:22 - 08.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori amerikan Johnny Depp i dha fund definitivisht të gjitha mundësive për të punuar sërish me Disney-n dhe në vazhdimësi me filmin e shumë njohur, “Pirates of the Caribbean”.




Sipas Daily Mail, burime pranë aktorit pohojnë se ai ka refuzuar kategorikisht të bëjë rikthimin e madh si “Jack Sparrow”, pasi është në mosmarrëveshje me gjigantin e prodhimit të filmit.

Arsyeja nuk është tjetër veçse fakti se Disney nuk e ka mbështetur gjatë mosmarrëveshjes së tij ligjore me Amber Heard.

Në të njëjtën kohë, raportohet për një ofertë prej 20 milionë dollarësh për të luajtur në një tjetër vazhdim të “Pirates”.

Sipas të njëjtave burime, megjithatë, ai u ka thënë partnerëve të tij se “nuk është i interesuar të punojë sërish me Disney-n. Ata e lanë të ikte pavarësisht se Amber tha një mori gënjeshtrash”.

“Ai ka vendosur që çfarëdo që ta pyesin, sado e madhe të jetë oferta dhe roli, ai nuk do të pranojë të kthehet në studiot e tyre dhe ka shumë pak gjasa që ai të luajë përsëri në ndonjë film”, shkruan ai në të njëjtin publikim.

“Ai nuk është i interesuar të shprehet me fjalët e të tjerëve. Ai tani dëshiron të shprehet me fjalët dhe ndjenjat e tij dhe do ta bëjë këtë përmes artit dhe muzikës tani për tani. Ai nuk ka absolutisht asnjë interes në Hollywood. Ai synon të kalojë më shumë kohë në Francë për t’iu përkushtuar atyre”, shtuan burime pranë Depp.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.