Almeda je në prag të ditës më të rëndësishme të jetës tënde. Kështu e kishe ëndërruar?
Ështe diçka që nuk e kisha ëndërruar se si duhet të ishte. Ishte diçka shumë e veçantë dhe e rëndësishme për mua sa nuk doja të imagjinoja. Dëshiroja të ishte unike, e rrallë nga ëndrrat e tjera kështu që ia lashë Allah’ut dhe fatit në dorë të më surprizojë dhe unë thjesht të shijoj këto kohë.
Si ta bëri propozimin i fejuari yt turk? Nuk pyesim për atë që dinë mediat, por për atë momentin që e dini vetëm ju të dy…
Propozimi ishte i bukur po aq dhe i veçantë për mua, po flas për propozimin zyrtar në shtëpi gjatë fejesës ku ndodhej familja e tij dhe e imja. Ishte një moment që e kishim ëndërruar të dy që në fillim të lidhjes tonë. Ndërsa propozimi i parë ishte një surprizë e vërtetë dhe e paharrueshme për mua… Por siç e thatë dhe ju, është “momenti që dimë vetëm ne të dy” (qesh).