Ka disa javë që kryebashkiaku Veliaj merr pjesë herë pas here, në dreka ose darka me stafin pedagogjik të shkollave të Tiranës. Në faqen e internetit të kryebashkiakut mund të gjesh me dhjetëra foto të mësuesve të qytetit me Veliajn.
Nuk është e qartë nëse këto dreka apo darka qerasen nga bashkia e Tiranës apo i shtrojnë mësuesit me paratë e veta. Ajo që dihet me siguri është se Veliaj, në disa raste, u bën dhurata simbolike grave mësuese. Njëra prej tyre ka publikuar e lumtur në “FB” dhuratën e kryebashkiakut: një shall mëndafshi ku duket i stampuar Heroi Kombëtar në sheshin “Skënderbej”.
Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.
Shfaq Komentet (0)