Tech

Nipi i Klement Balilit: E vërteta e ministrave me dashnore në “Santa Quaranta”

18:38 - 01.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nipi i Kelmend Balilit, i cili është shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të drogës, ka folur në lidhje me pretendimet e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani se ka parë filmime të ministrave që flinin me dashnoret në hotelit ‘Santa Quranta’.

Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Rigels Balili, në një deklaratë për “Neës 24” ka hedhur poshtë akuzat e Manjanit, ndërsa ka shtuar se në hotel nuk ka parë asnjë ministër apo deputet.

“Nuk kam parë asnjë ministër apo deputet në kompleks. Nuk kanë ardhur ministra te Santa Quaranta. Ministri Arben Ahmetaj ka ardhur vetëm kur u inagurua kompleksi. Kushdo mund të verifikojë kamerat e kompleksit. I kemi të gjitha filmimet e para dy muajve. Prej 2 muajsh serveri është me defekt, nuk punon. Mund t’ju them se Manjani ka qenë i vetmi ministër që frekuentonte kompleksin. Manjani gjithë verën pushonte në kompleksin tonë me familjen e tij”, tha nipi i Balilit. Dje edhe ish-kryeministri, Sali Berisha pretendoi se në hotelin e Klement Balilit kanë fjetur me dashnoret tre ministra, që sipas tij janë Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe Ilir Beqja.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.