Tech

Akademiku Qosja për vizitë në shtëpinë e Dritëro Agollit

10:12 - 02.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Akademiku Rexhep Qosja në shenjë kortezie ka qenë sot për vizitë në shtëpinë e shkrimtarit  Dritero Agolli i cili ka pak kohë që është ndarë nga jeta.

Ai ka folur gjatë per veprat e “mikut të tij të mirë” dhe për rëndësinë e letërsisë në tërësi.

Qosja i ka cilësuar veprat e Dritëroit si vlera të rëndësishmë, një pasuri e cila do të mbetet në dorë të lexuesve shqiptarë.

“Do të kisha dashur që të isha i pranishëm në homazhe, por nuk munda dot të vij pasi isha i sëmurë. Dritëroi do te jetë i pranishëm gjithmonë mes nesh me veprat e tij të lënë pas”, tha Qosja në takimin me Sadije Agollin dhe familjarët e tjerë të shkrimtarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.