Media

BE për gazetën austriake: Vilën në Tiranë e blemë me ulje çmimi!

20:12 - 03.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gazeta austriake Die Presse, e përditshmja më e vjetër e dalë në shtyp që në perandorinë Hasburgase dhe partizane e Pavarsisë shqiptare asokohe shkruan për dyshimet për korrupsion në blerjen e viles rezidenciale nga ana e znj. Vlahutin.

Shkrimi, i publikuar nga gazeta Panorama, thekson se afera e Vlahutin është e ndërlikuar për Komisionin Europian i cili insiston që Shqipëria të luftojë korupsionin.

1,65 milion euro kushtoi rezidenca e ambasadores së BE-së në Tiranë, shumë më shtrenjtë se çmimi imobiliar i zakonshëm.

 

NGA Wolgang Böhm

Si mund të kushtojë 1,65 milion euro një vilë në Shqipëri, një nga vendet më të varfëra të Evropës. Me këtë çështje po merret aktualisht shefja e komisionit të kontrollit buxhetor në Parlamentin Europian Ingeborg Graessle (CDU).

Shkak është blerja e një ndërtese nga Shërbimi i Jashtëm Europian i BE, i kryesuar nga Mogherini e cila po hetohet brenda institucioneve europiane. Aty do të strehohej shefja e përfaqësisë së BE-së.

Mediat lokale dyshojnë për korrupsion sepse çmimi 4780 euro për metër katror për banesën e përfaqësueses në Rolling Hills pranë Tiranës ishte shumë mbi atë të zakonshëm 1000 deri maksimalisht 2000 euro për metër katror. Të tjera banesa të ngjashme po aty janë shitur me çmime më të leverdishme.

Vila të tjera të papërshtatshme.

Graessle, e cila po heton çështjen, i ka dërguar pyetje Sh.J.E. (Mogherinit) përgjigjet e të cilit i ka Die Presse. Përgjegjësit justifikohen se çmimi u ul përmes negociatave nga 1,75 milionë në 1,649 milionë euro. Vila ka një pjesë private dhe një pjese reprezentative. Ajo përfshin jo 345 metra katror por 585 dhe kjo e ul çmimin nga 4780 në 2819 euro për metër katror. Që edhe ky çmim ishte mbi nivelin e tregut lokal nuk i shqetësoi administratorët e çështjes. Godina më të lira rezultuan të papërshtatshme edhe për arsye sigurie shkruan në përgjigjen e tij Sh.J.E.

Çështja është e ndërlikuar sepse Komisioni i BE kritikon korrupsionin në Shqipërisë prej vitesh dhe tani duhet të përballet me kritika për veprime të diskutueshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.