![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Mediat serbe i dedikojnë edhe njëherë kryeartikullin shqiptarëve. Gazeta “Kurir”, sot ka shkruar se ka zbuluar planin e mafies shqiptare për të vrarë Cecën. Kurir, pretendon se agjentët danezë kanë zbuluar planin e terroristëve shqiptarë që ishin përpjekur të vrisnin në Kopenhagen këngëtaren e popullarizuar të turbo-folkut serb, Ceca Raznatovic, ish bashkëshorte e kriminelit të vrarë serb Arkan.
Ceca udhëton të premten për në Danimarkë dhe sipas gazetës serbe, do të jetë nën mbrojtjen e shërbimit intelegjent danez, dhe forcat speciale të këtij vendi nuk do t’i ndahen 24 orë. Vetëm ditën e djeshme “Kurir” kishte si kryeartikull të sajin lajmin e shqiptarit Izmir Smajlaj që u shpall kampion Evrope në sallat e mbyllura në Atletikë, festën e të cilit me simbolin e shqiponjës e cilësuan ofendim.