BOTA

Trump firmos sot urdhrin që ndalon hyrjen e myslimanëve në SHBA, përjashton Irakun

14:25 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Donald Trump nuk tërhiqet nga vendimi tij. Sikundër kishte thënë edhe gjatë fushatës, pas marrjes së mandatit, ai do të ndalonte hyrjen e emigrantëve mysliman në SHBA. Gjatë ditës së sotme, pritet të firmoset  urdhrin e ri ekzekutiv që ndalon udhëtimin drejt SHBA-ve, nga disa vende me shumicë myslimane, citohet të ketë thënë një burim i lartë i Shtëpisë së Bardhë, për “Reuters”. Megjithatë ky ligj do të ketë një ndryshim të vogël. Në urdhrin e ri, pritet të ketë një zëvendësim krahasuar me versionin e parë që është bllokuar nga gjyqtarët federale.




Pritet që të përjashtohet Iraku nga vendet e listës së zezë, ndërsa do vazhdohet t’i bllokohet hyrja për në SHBA qytetarëve nga Somalia, Sudani, Siria, Irani, Libia dhe Jemeni. Ai gjithashtu do të qartësojë statusin e njerëzve nga këto vende që kanë marrë tashmë kartën e gjelbër, të SHBA, duke specifikuar se, ata nuk janë prekur. Një zyrtar i lartë i tha agjencisë së lajmeve Reuters, se urdhri i ri do ketë një kohëzgjatje 90-ditore. Urdhri i parë, që përfshinte ndalimin e udhëtimit drejt SHBA-ve edhe të qytetarëve nga Iraku u dënua gjerësisht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.