20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 7 Mars 1997

06:00 - 07.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Memaliaj bllokohet rruga

Ura merret peng, paralizohen tre qytete

Banorët kërcënojnë: I kemi vënë eksploziv

Tepelenë – Barrikadë mbi urën e rrugës së Tepelenës. Që prej rrugës Memaliaj-Tepelenë , është e bllokuar dhe qindra makina kane qenë të detyruara të ndryshojnë destinacionin apo të mbeten të bllokuara në rrugë në të dyja krahet. Qindra njerëz që qëndrojnë aty përgjatë ditës dhe natës, duke kërcënuar deri edhe në vënien e dinamitit në urë dhe hedhjen e saj në erë, në rast se makinat do të tentojnë të kalojnë.
Sipas burimeve të policisë kishin shkuar që në orët e para të mëngjesit të djeshëm për të zhbllokuar rrugën por nuk kanë mundur. Dje rreth orës 11:00 banorë të shumtë kanë sulmuar me gurë policinë, që kishte kërkuar lirimin e urës, duke shkaktuar disa të plagosur. Mësohet gjithashtu se banorët kanë qenë deri dhe të armatusur me çifte, duke qenë të vendosur të mbrojnë vendimin e tyre për bllokimin e rruges.
Kanë mbetur te paralizuar qe prej dy ditësh disa nga rrethet e zones juglindore te vendit. Banorët e Memaliajt për të protestuar kanë zgjedhur mënyrën më të rëndë. Ata kanë bllokuar rrugën që lidh me pjesën tjetër të vendit, rrethet Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër. Një grup njerëzish për të cilët dyshohet se janë të armatosër, kanë bllokuar urën e Memaliajt dhe që prej dy ditësh asnjë makinë nuk ka mundur të  kalojë, duke bërë që të dyja anët e saj të krijohet një vargan i gjatë. Edhe përpjekjet e policisë kanë dështuar ndërkohe që kërcënimet e tyre kane shkuar deri ne hedhjen e urës në erë me lëndë eksplozive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.