![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dhunonte gruan e tij të sëmure me tumor edhe kur ishte me kimioterapi, bashkë me dy fëmijët e tyre.
Nje shqiptar 43-vjeç me banim në Itali rrezikon katër vite burg në shtetin fqinj.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, e tani pret dënimin final nga gjykata u zbulua rastësisht, në një ditë kur dikush pa fëmijët që ulërinin për ndihmë, pasi kishin vizituar varrin e së ëmës.
Gjithçka ka ndodhur në Padova ku shqiptari, baba dhe burrë i dhunshëm u vu në pranga.
Ka qenë një dëshmitar i rastit që ka parë një nga skenat e tmerrshme, kur dy fëmijët, motër e vëlla, pasi kishin qenë te varri i nënës në Toelo, merren me dhunë nga babi, futen në makinë e aty lëshojnë thirrje për ndihmë
Në vend ndërhyjnë forcat e policisë dhe pas hetimeve të para babai arrestohet. Pas kësaj zbulohen edhe akuzat ndaj babait të dhunshëm dhe vitet e gjata të dhunës që kishin përjetuar gruaja që vdiq e sëmurë dhe pas saj edhe fëmijët.
Gruaja ishte me tumor dhe ai e dhunonte edhe në kohën e trajtimit, madje si kanë dëshmuar fëmijët i ka thyer edhe një dru në kurriz. Gruaja vdiq në 2015 dhe burri ia nxirrte më pas inatin fëmijëve, duke i kërcënuar se “do ti varroste së bashku me mamanë e tyre”.