Media

OSBE dënon rrahjen e gazetarit në Shqipëri, thirrje për hetim të shpejtë

08:12 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç dënoi të mërkurën sulmin ndaj gazetarit Elvi Fundo në Shqipëri.




Fundo, drejtor i portalit të lajmeve Citynews.al dhe i “Radio Best”, u dhunua nga persona të paidentifikuar, pranë stacionit të trenit në Tiranë. Si pasojë, gazetari u shtrua në spital.

“Kam besim se autoritetet do ta hetojnë me shpejtësi sulmin dhe do t’i vendosin përgjegjësit përpara drejtësisë”, tha Mijatoviç.

Përfaqësuesja përshëndeti dënimin e sulmit nga ana e kryeministrit Edi Rama, Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe tha se ishte në dijeni për nisjen e hetimeve.

 Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias vëzhgon zhvillimet mediatike në të 57-a shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së. Ajo paralajmëron në kohë për shkeljet e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, si dhe promovon respektimin e plotë të angazhimeve të OSBE-së për lirinë e medias.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.