POLITIKË

Përplasje në studio, avokatja e shoqërise civile me kryebashkiakun për “Velierën”

21:29 - 09.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në emisionin e sotëm “Të Paekspozuarit” te gazetarit Ylli Rakipi në “News 24” u trajtua tema “Vrasja e Durrahut”.

Të ftuarit në studio në këtë debat televiziv janë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, arkeologu Neritan Ceka, analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati.

Mirela Jargo, avokatja e shoqërise civile gjatë një lidhje me emisionin ka akuzuar kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, se po shkel ligjin, ndërsa shpreh se punimet janë pezulluar pas kërkesës se depozituar nga shoqëria civile, por Dako tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi punimet janë pezulluar nga vetë bashkia.

DEBATI

Zonja Jorgo kë keni hedhur në gjyq?
Mirela Jorgo: Ne kemi 2 muaj që luftojmë për projektin ‘Veliera’ dhe shkeljet që janë bërë aty. Kallëzimi i parë është bërë në 20 janar dhe më as kemi bërë kallëzimin e dytë.
Kë keni paditur?
Mirela Jorgo: Ne kemi paditur bashkinë e Durrësit sepse po shkel ligjin me ndërtimin e sheshit ‘Velieria’. Prokuroria vendosi të nisë hetimet. Pas kërkesës për masë pezullimi janë pezulluar punimet.
Çfarë mendoni ju zoti Dako dhe çfarë i thoni avokates?
Vangjush Dako: Ajo ka të drejtën e saj të bëje çfarë të dojë kur mendon se ne jemi duke realizuar një shkelje. Por të gjitha fjalët e atij insertit që ju transmetuat unë nuk jam dakord sepse nuk është e vërtetë. Vendimin për pezullimin e punimeve e kemi marrë më 3 shkurt, kur ne ishim duke gërmuar, arkeologët kanë konstatuar gjurmë dhe kanë nisur gërmimet arkeologjike. Shiriti skenë krimi është vendosur nga Shoqëria Civile.
Pra ju pezulluat vetë punimet, por kush e ka për detyrë ta bëjë këtë punë?
Vangjush Dako: Kemi një marrëveshje më ministrinë dhe me instatancat e tjera përkatëse.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.