DOSSIER

Tentativa e vrasjes ndaj Berishës më ’97, atentatorin e lajnë në gjak (foto+video)

14:00 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ai hodhi një granatë pa ndezës: natyrisht ajo nuk shpërtheu kurrë. Ai që njihet si “atentati i Shkallnuerit” është vetëm një nga momentet e tensionit të 1997 në Shqipëri.

GSH.al sjell momentin e atentatit me granatë ndaj ish-presidentit Sali Berisha në Shkallnuer të Durrësit, në qershor 1997. NË foto shihet Berisha që shmanget në mënyrë që granata (e hedhur si gur zalli) mos t’i bjerë në kokë.

Autori i sulmit, Ilir Çeta, u dënua me nëntë vite burgim për “Vrasje të mbetur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta të personaliteteve të larta”. Shihni fotot dhe videon si është katandisur ai pas arrestimit nga forcat e sigurisë.

“Jam thellësisht i penduar për atë çfarë kam bërë, dhe i kërkoj falje jo vetëm Sali Berishës por edhe familjes së tij”, deklaronte Çeta nga Burgu i Rrogozhinës në një intervistë të vitit 2004.

“AP” sjell dhe videon e momentit të atentatit dhe reagimet e menjëhershme të militantëve të PD dhe vetë Berishës. Në videon e mitingut shihet gjithashtu, Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.