Intervista

Çfarë nënkuptoja me “prerje koke” të Berishës në vitin ‘97

06:27 - 12.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Fatos Lubonja




Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në “News 24” ka rrëfyer përjetimet e tij për marsin e vitit 1997, kohë kur në vend ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Si ndiheni kur kanë kaluar 20 vite? Krijimi i “Forumit për Demokraci” çfarë domethënie kishte?
Lubonja: Unë për sa u përket emocioneve, i kam hedhur në një libër, “1997 Apokalipsi i rremë”. Versionin tim e kam hedhur aty. Ajo që mendoj unë sot është një lexim që i bëj asaj kohe për të kuptuar kohën që jemi tani. Atëherë u hodhën themelet e Shqipërisë që kemi sot, e klasës politike që kemi sot. Ishin luanët dhe gjahtarët. Luanët janë ata që e bënë historinë e asaj kohe, është populli që u ngrit në protestë. Gjahtarët janë politikanët që tregojnë historinë. Pati një lëvizje popullore, ku dhe lindi “Forumi për Demokraci”. Unë marrëveshjen e 9 marsit e kam kundërshtuar. Kishte një qeveri që kishte bërë 1000 gabime, me piramidat, etj., kishte një opozitë shumë të dobët dhe pasi ranë piramidat, nisi një lëvizje popullore. Dhe “Forumi për Demokraci” ishte një bashkim i opozitës, nën kryesinë e të përndjekurve politikë. Ne ishim përfaqësues politikë, por jo të popullit, por si ndërmjetës për të zgjidhur situatën. Popullin e ngriti humbja e parave, jo ne. Opozita e shfrytëzoi këtë lëvizje edhe për përfitimet e veta.

Ju ishit kundër marrëveshjes së 9 marsit?
Lubonja: Ajo qeveri në vend të dorëheqjes, qëndroi deri në fund. Berisha u rizgjodh president dhe nuk e përfilli opozitën. Se kështu është këtu, nuk përfillet opozita, as populli. Dhe Berisha përdori çdo gjë për të shtypur lëvizjen popullore. Dhe kur u zgjodh sërish president, u shpall gjendja e jashtëzakonshme dhe u dërgua ushtria për ta mposhtur popullin.

Çfarë nënkuptonit me prerje koke të Sali Berishës?
Lubonja: Çështja nuk është kështu fare. E para është që për eliminim fizik, nuk e dinë se nga e thonë këta. S’ka pasur asnjë fjalë të tillë. Pra, aty bëhej fjalë për dorëheqje të Berishës nga politika. Ky ishte eliminimi që ne kërkonim. Nuk ishte kërkesa jonë, por e popullit. Ideja e një eliminimi fizik, është sajuar nga këta të tjerë 

Ju bënit pjesë në grupin e rebelëve…
Lubonja: Kjo fjalë është e rëndë. Këtu bëhet fjalë për njerëz të ndershëm dhe të pandershëm. Ai forum kishte një marrëveshje. Populli kërkonte dorëheqjen e Berishës.

Çfarë pozicioni patët në këtë kohë?
Lubonja: Në 6 mars ’97, ata e dhanë tek “Zëri i Amerikës” sikur kishin bërë një marrëveshje dhe kur panë rrëfimin e popullit thanë se: “Na mashtroi Berisha”. Ishte një kërkesë dhe u dënua i gjithë populli. Bëmë një deklaratë aty si forum, që thamë se ky ishte një hap. Nëse flitet për forcë, forca jonë për mirë e për keq ishte tek ata njerëz atje që ishin në protestë.

Ju në libër shpreheni se hapja e depove i interesonte Berishës?
Lubonja: Të mos të ndalemi aty. Në 9 mars u bë një aktmarrëveshje e pajtim kombëtar, siç thotë Basha, “një truk” në atë kohë i Berishës. Unë e kam në libër që më erdhi dikush më tha: “Vrasim Berishën”. Po këta e përdorin kot. Në 9 mars u bë marrëveshje se nuk ishte pajtim kombëtar, pasi nuk ishte luftë civile. Por mes qytetarëve dhe qeverisë. Qeveria ishte shterpë. Populli nuk i dorëzoi armët dhe Berisha nisi lëvizjet që të armatose edhe ata në veri. Dhe çfarë ndodhi? U hapën depot në të gjithë Shqipërinë.

Ju nuk u pozicionuat asnjëherë në politikë. A ndjenit frikë për të qëndruar këtu?
Lubonja: Mbas 9 marsit forumi ishte dhe nuk ishte. Klasës politike dhe i duhej forumi, dhe jo. Unë isha i angazhuar, më vinte zor që të ikja. Në këtë kuptim qëndrova. Kam bërë disa deklarata shpeshherë si i forumit.

Sa ishin ditët e vërtetat të marsit?
Lubonja: Ishin ditë të frikshme. Një nga arsyet pse u bë kjo marrëveshje ishte frika me kërcënim jete, që u krijua nga njerëzit për figurat e politikës. Nuk mendohej që do krijohej marrëveshje. Situatë e tensionuar, por që kërkonte kurajë e koherencë që kjo klasë politike nuk e krijoi, siç nuk e ka bërë kurrë. Nuk e ndëshkoi të keqen.

Intervista e ditës

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.