DOSSIER

563 emrat/ Dervishi: Kush janë “dëshmorët” e ministrisë së Brendshme

08:36 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kastriot Dervishi , ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, ka publikuar pak ditë më parë një foto me listën e 562 personave të vrarë nga kjo ministri gjatë regjimit komunist.  Sot, GSH.al e sjell këtë listë në format të lexueshëm, ku të gjithë emrat janë të dukshëm. Kjo, falë dashamirësisë së vetë Dervishit. Ndërkohë, në postimin e në “Facebook”, Dervishi e ka shoqëruar listën me këtë shkrim.

562 “dëshmorët” e Ministrisë së Punëve të Brendshme në diktaturë

Dikur, deri në vitin 1992, aty ku është sot Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka qenë Muzeu i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ky muze ishte i ndarë të tri pavijone: Sigurimi, Policia dhe Kufiri. Në një prej stendave të tij, ishte e vendosur edhe lista e “dëshmorëve” të kësaj ministrie. Nga kjo tabelë, rezultojnë vetëm 562 persona të vrarë nga kjo ministri. Sigurisht nuk i takojnë vetëm Sigurimit, por edhe të vrarëve nga Policia dhe Kufiri. Vizitorëve të djeshëm të këtij muzeu që sot mëtojnë shifra më të mëdha në lidhje me të vrarët në fjalë, po u kujtoj foton e kohës së shkuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.