Gjykata e Lartë shtyu seancën për Armando Prengën, i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit në fund të muajit shkurt.
Nga ana tjetër Gjykata e Lartë pezullon vendimin për shfrytëzimin e Luginës së Patokut, ‘mollë sherri’ mes familjes së ish-deputetit Armando Prenga dhe familjes Cali.
Më herët Gjykata e Apelit i kishte dhënë të drejtë Cali Shpk, duke i hequr licencën e shfrytëzimit familjes Prenga. Vendimi i sotëm pezullon gjithçka, ndërsa shfrytëzimi i lagunës i kalon familjes Prenga.
Ndërkohë, Gjergj Cali tha pas daljes nga gjykata për gazetarët: Gjykata e Lartë ka marrë një vendim që na e pezullon neve përdorimin e lagunës. Lagunën po e shfrytëzojnë ca pukjanë nën hijen e Armando Prengës. Ditën e sotme ishte gjyqi ndaj Armando Prengës, por që u shty për mungesë të një prej gjyqtarëve. Mësohet se çështja ndaj Prengës pritet t’i kalojë gjykatës së Kurbinit.
Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.