POLITIKË

Mblidhet sot komisioni Ad-Hoc për vlerësimin e kandidatëve për KLGJ-në dhe KLP-në

07:55 - 13.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Komisioni Ad-Hoc i Kuvendit për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) do të mblidhet ditën e sotme. Një gjë e tillë u bë i ditur pak ditë më parë nga Avokati i Popullit. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 14:00, nën drejtimin e Igli Totozanit.

“Avokati i Popullit në përmbushje të detyrimeve ligjore të parashikuara në nenet 27 dhe 125 të ligjit “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë”, ka thirrur mbledhjen e Komisionit të Pavarur Ad Hoc. Mbledhja e Komisionit të Pavarur Ad-Hoc, për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13.03.2017, ora 14:00, pranë zyrave të Avokatit të Popullit”, citohen në njoftimin zyrtar të AP-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.