Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, vrasjet, djegiet, shpërthimet e depove sollën një situatë surreale në Shqipëri, marsin e vitit 1997. Në situatën e një lufte civile, “Gazeta Shqiptare” dhe gazetat e tjera e pezulluan përkohësisht botimin.
Në pamundësi pra, për t’ju sjellë si çdo ditë “GSH”-në e 20 viteve më parë, do të botojmë (përsëri, përkohësisht) në këtë rubrikë foto dhe video të marsit ’97 për të njohur ose kujtuar çmendurinë kolektive që na përfshiu 2 dekada më parë.
Si sot në 18 Mars 1997
Me dekret presidencial lirohet Fatos Nano, lideri i opozitës i burgosur që prej vitit 1993 me akuzën për korrupsion.
Fatos Nano mban një konferencë për shtyp ku deklaron mbështetjen e tij për qeverinë e re.
Presidenti i “Popullit” Bashkim Driza largohet nga vendi me një helikopter ushtarak amerikan.
Ndërkohë që në Elbasan kthehet normaliteti, në Gjirokastër ndodh grabitje masive e bankave.
Nënë Tereza kryen lutjen e saj për shqiptarët dhe atdheun.