![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një person është qëlluar me armë për vdekje nga policia franceze, pasi po përpiqej t’i merrte armën një oficeri të aeroportit Orly në Paris, mëngjesin e së shtunës, bëjnë të ditur zyrtarët.
Mediat franceze shkruajnë se një person i seskit mashkull u përpoq t’i merrte armën një polici, i cili reagoi menjëherë duke e qëlluar për vdekje. Menjëherë pas ngjarjes u ndërprenë fluturimet dhe u evakuuan personat që ndodheshin atje.
Një operacion sigurie po vijon në aeroport ku ndodhen me ekspertët e çmontimit të bombave
Muajin e fundit një tjetër inicident ndodhi në Paris, kur një person qëlloi me thikë një ushtar në muzeun e Luvrit para se të qëllohet dhe të plagoset.
Shfaq Komentet (0)