AKTUALITET

Ishte në kërkim ndërkombëtar, kapet në kufi duke ikur për në Maqedoni

14:31 - 19.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia kufitare në Dibër ka arrestuar një 56-vjeçar nga Maqedonia, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar.

Bafti Ibraimi, 56 vjeç, banues në Vejlie-Tetovë u kap në dalje të SPKM Bllatë, ku gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena.

Policia sqaron se Gjykata lokale e Ahrensburg ka lëshuar ndaj tij urdhrin e arrestit Nr. 50 Gs 16/16, datë 20-01-2016, për kryerjen e veprës penale “Vjedhje me thyerje”,  parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal Gjerman. Maksimumi i dënimit 10 vjet burg.

Gjithashtu, zyra e Prokurorit të Gaz ka lëshuar ndaj tij urdhrin e Arrestit Europian Nr.10 St 140/15h, datë 08.06.2015, për veprën penale “Trafik i paligjshëm droge”, parashikuar nga neni 28a i Ligjit Austriak për drogën. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.

56-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.