Show-Bizz

Zbulohet identiteti, ja kush është i dashuri “sekret” i Zajmina Vasjarit

11:47 - 19.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Më në fund është zbuluar dhe identiteti i të dashurit biznesmen të Zajmina Vasjarit. Edhe pse këngëtarja ka një lidhje të konsoliduar prej më shumë se 10 vitesh, ajo e ka mbajtur të fshehtë nga mediat.

Mirëpo, Prive.al ka bërë të ditur se i dashuri i Zaiminës është Klodian Asllani, biznesmen, i cili merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut deri tek pasuritë e patundshme.

Një foto e publikuar nga Zajmina në 2015-n, duke u përqafuar nga i dashuri është bërë shkak për zbulimin e të dashurit të saj. Tatuazhi në krahun e tij ka lënë gjurmë dhe dëshmon se i përket Klodian Asllanit.

Kohë më parë, modelja ka kaluar disa ditë romantike me të dashurin në Maldive.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.