Media

“Jo kështu!”, “Turp”, si e komentuan sot gazetat shqiptare incidentin në Palermo

11:45 - 25.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Shqipëria bëhet tym, tifozët prishin festën”, kështu e komenton gazeta “Panorama Sport, incidentin e mbrëmshëm në Palermo ku tifozët shqiptarë (Illyrian Elite apo Plisat?) hodhën flakadanë dhe tymuese në fushë duke sjellë ndërprerjen e takimit Shqipëri-Itali.

Sipas mediave italiane, një roje private – steward – u plagos lehtë në kokë nga një tymuese.

Megjithatë, më të ashpër se shtypi italian ishin sot gazetat shqiptare. Dy të përditshmet kryesore të sportit “Panorama Sport” dhe “Sport Ekspres” e dënuan në faqen e parë sjelljen e kuqezinjve në tribuna.

Për hir të së vërtetës, ndërprerja e ndeshjes ishte e pashpjegueshme për shkak se luhej ndaj Italisë, një vend mik dhe dashamirës ndaj shqiptarëve. Eshtë e mundur që protesta të ketë qenë ndaj FSHF-së dhe Armando Dukës. Megjithatë, ndoshta duhej gjetur moment dhe formë tjetër.

“Turp për disa tifozë shqiptarë”, hapet e përditshmja “Koha Jonë”.

Në fakt, për shkak të një pjese të tifozëve, mijëra shqiptarë ose miliona në TV u detyruan të dëgjonin thirrjet e palermitanëve: “Chi non salta, albanese e’” – “Kush s’kërcen është shqiptar!”

GSH.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.