Kryesore

Basha i përgjigjet ambasadës së SHBA: Po, kam mbështetjen totale të Uashingtonit

14:26 - 27.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kur opozita është në ditën e 38-të të protestës së saj në çadrën para kryeministrisë, kryetari i PD-së Lulzim Basha kishte një mesazh për ata që deklarojnë se ai nuk ka mbështetjen e  Uashingtonit. Ai reagoi pas qëndrimit të djeshëm të ambasadës së SHBA kundër bojkotit të parlamentit dhe protestës së PD.

Sipas Bashës, Uashingtoni mbështet  zgjedhjet e lira dhe largimin e krimit nga politika, luftën e drogës të cilat janë dhe kauzat për të cilat opozita ka ndërmarrë aksionin politik të protestës.

Basha u shpreh i vendosur se nuk do të tërhiqet deri në zgjedhje të lira pa qeverinë Rama por me qeveri teknike, raporton Ora News.

 Basha: “Dua të jap sot një mesazh të qartë. Për këtë betejë, për këtë kauzë, kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, të largimit të krimit nga politika, kauzën e luftës pa kompromis kundër drogës, ky shesh, PD, Lulzim Basha dhe gjithë shqiptarët e ndershëm Po! Kanë marrë mbështetje totale në Washington.

Dhe këtë mbështetje e përkthejmë në këtë aksion politik që ka vetëm një synim  Shqipërinë e standardit europian, dhe atlantik. Asgjë më pak nuk do të pranojmë.

Ndaj me dashamirës e mirënjohje ndaj miqve që na mbështesin pa kushte, me mirëkuptim dhe durim ndaj miqve që kanë akoma nevojë të sqarohen e të kuptojnë surratin e vërtetë të mafias shqiptare dhe pa asnjë milimetër tërheqje, para çdokujt që  ka vendosur para interesave të shqiptarëve interesin e xhepit të vet ju them se nuk ka e nuk do të ketë asnjë tërheqje.

Nuk do të pranojmë zgjedhje me standard më të ulët sesa miqtë tanë kërkojnë dhe kanë për qytetarët et yre.

Kjo nuk është beteja e radhës, kjo është beteja e betejave për republikën e re, Shqipërinë europiane, euroatlantike, ndaj nuk ka dhe nuk do të ketë tërheqje. Tërheqje do të thotë rënie të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Tërheqje apo dremitje para krimit që bën ligjin do të thotë rënie e Shqipërisë së lirë nga krimi, do të thotë Shqipëri  të republikës së drogës. Ndaj nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë tërheqje, do të ketë vetëm luftë të vendosur deri në fitore, deri në republikën e re, në zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër. Ky është vendimi i popullit tim dhe unë do ti bindem deri në fitore!

Sa i takon drejtësisë Basha tha: ” Nuk do të pranojmë kurrë një drejtësi të kapur nga Edi Rama le ta dëgjojnë miqtë dhe armiqtë tanë”

Basha bëri apel për vijimin e qëndresës sepse : “Kjo që po zhvillojmë është jo më pak se një luftë për jetë a vdekje për Shqipërinë euroatlnatike. Mafia ndërkombëtare narkomafia shqiptarë të bërë njish me Edi Ramën po bëjnë dhe do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur milionat e aferave korruptive që janë luajtur në kurriz të popullit shqiptar, do të bëjnë gjithçka për të ruajtur miliardat e kanabisit, kokainës e herinës me të cilën financojnë politikë dhe lobistët e tyre”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.