KULTURË

Video/ Tefta Radi në lot: Gjendja e Françeskut, e rëndë. Le të lutemi për shërimin e tij

10:57 - 28.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gjendja shëndetësore e kantautorit Francesk Radi paraqitet e rëndë. Një gjë të tillë e ka njoftuar mes lotësh, bashkëshortja e tij, Tefta Radi. Në një video prekëse të publikuar në rrjetet sociale, Tefta mes lotësh thotë se gjendja e rënduar e bashkëshortit të saj e bën të pamundur transportimit e tij jashtë vendit për trajtim mjekësor më të specializuar. Prej ditës së djeshme, këngëtari ndodhet i shtruar në spital.

“Angazhimi i mjekëve është i jashtëzakonshëm, së pari stafi i Urgjencës, nuk mungon angazhimi deri në maksimum i shefit Petrela, mjeku me emër në botë, jo vetëm në Shqipëri. Po kështu edhe mjekë të tjerë kanë ardhur e kanë parë nga afër, Tritan Shehu, Ylli Ziçishti, e shumë të tjerë për të mos vazhduar të numëroj, sepse nuk kam fuqi të numëroj. Angazhimi është jashtëzakonisht i madh nga MSH, vetë ministrja e Shëndetësisë ka qenë e pranishme e ka ndjekur nga afër. Angazhimi ka qenë po kaq i madh edhe nga kryeministri Rama. Gjendja e rënduar e Françeskut e bën të pamundur transportimin e tij dhe ndërhyrjen për të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për përmirësimin e gjendjes. Shpresojmë dhe le t’i bashkojmë lutjet të gjithë bashkë. Franko është një katolik i bindur, shpresoj se gjithçka do bëhet mirë. Falënderoj edhe kryeopozitarin Basha, dhe të gjithë miqtë, kolegët, dashamirësit, për lutjet e tyre të përbashkëta”, – ka pohuar Tefta Radi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.