BLUETOOTH

Shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin e ngritjes së 31 piramidave në Egjipt

08:05 - 18.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besohet se shkencëtarët mund të kenë zgjidhur misterin se si 31 piramida, përfshirë dhe kompleksin e famë botërore të Gizës, janë ndërtuar në Egjipt më shumë se 4000 vite më parë.




Pas një punë hulumtuese nga Universiteti I Karolinës së Veriut, Wilmington, u zbulua se piramidat mund të jenë të ndërtuara përgjatë një dege të lashtë të lumit Nil, e fshehur tashmë nën shkretëtirë e tokë bujqesore.

Një dyshim i tillë, për pranimin e një burimi ujor ka qenë gjithmonë prezente në mendjet e arkeologëve, por thjesht nuk arritën ta provonin këtë gjë.

Bazuar në këto supozime, grupi hulumtues përdori imazhe satelitore me radar, harta historike, studime gjeofizike dhe bërthama të sedimentit (teknikë e përdorur nga arkeologët për të gjetur prova nga mostrat) për të hartuar degën e lumit, në të cilën i besojnë ekzistencën e fshehtë, me dyshimin se burimi ujor është varrosur nga një thatësirë e madhe dhe stuhi rëre mijëra vjet më parë.

Studiuesit arritën të depërtonin në sipërfaqen e rëres dhe të prodhonte imazhe të veçorive të fshehura, duke përdorur teknologjinë e radarit, për të zbuluar ekzistencën e ‘lumenjve të varrosur’.

Midis këtyre veçorive ishin “lumenj të varrosur dhe struktura të lashta” që rrjedhin në ultësirën e vendit ku shtrihet “shumica dërrmuese e piramidave të Egjiptit të Lashtë”, tha Prof Ghoneim.

U zbulua dega e lumit ‘Ahramat’, e cila do të përkthehej ‘piramida’ nga gjuha arabe. Me afërsisht 64 km gjatësi dhe midis 200-700 m gjerësi, mendohet se ka funksionuar si një rrugë për të transportuar blloqet më të rënda të strukturave piramidale.

“Vendosja e degës aktuale dhe posedimi i të dhënave që tregojnë se ekzistonte një rrugë ujore që mund të përdoret për transportin e blloqeve më të rënda, pajisjeve, njerëzve, gjithçka na ndihmon vërtet të shpjegojmë ndërtimin e piramidave”, tha Prof. Suzanne Onstine

Lumi Nil ishte linja e shpëtimit të Egjiptit të Lashtë – dhe mbetet i tillë edhe sot e kësaj dite.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.