AKTUALITET

Aksidenti në Elbasan/ Autori me precedentë penalë, i dënuar në Itali

15:44 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia ka mundur të arrestojë autorin e aksidentit tragjik të ditës së djeshme në Elbasan. 44-vjeçari Ardian Subashi pasditen e djeshme ka përplasur për vdekje Ardian Rika, 35-vjeçarin që lëvizte me biçikletë. Subashi është një emër i njohur për policinë, pasi njihet si një person me precedentë penalë, madje kohët e fundit kishte dalë nga burgu. Subashi kishte qenë i dënuar në Itali, raporton BalkanWeb. Madje në momentin e përplasjes ai rezultonte të ishte edhe i dehur.

Në momentin që ka përplasur dy makina Golf, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke marrë përpara marangozin, e ka futur mes rrotave bashkë me biçikletën dhe aty ka ndaluar mjetin. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se Subashi ka zbritur nga makina në ato momente dhe ka qëndruar i ulur në trotuar në gjendje shoku.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.