AKTUALITET

Bashkia thirrje vlonjatëve: Të shtunën braktisni shtëpitë, shembet pallati me tritol!

22:27 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Bashkia e Vlorës ka shpërndarë një njoftim për qytetarët, ku i bën thirrje të mos afrohen në zonën përballë teatrit Petro Marko, të shtunë në orën 13:00. Njoftimi duhet dëgjuar nga të gjithë sepse bëhet fjalë për një shpërthim me tritol, që do të ndodhë në këtë zonë. Por përveç se nuk duhet të afrohen pranë pallatit që do të shembet, banorët pranë tij duhet të marrin një sërë masash që të shmangin dëmet në banesat e tyre, të hapin dritaret, të ulin në dysheme pajisjet si televizor apo orendi të tjera shtëpiake.
Ndërkohë, gazetari Enrik Mehmeti raporton se në zonën përreth pallatit që do të shembet janë vendosur një sasi e konsiderueshme thasësh me rërë. Ky është objekti me më shumë hekur që ka hasur IKMT për t’u shembur, ndaj sasia e tritolit që do të shpërthejë do të jetë e konsiderueshme.

NJOFTIMI I BASHKISE
Ditën e shtunë në orën 13:00 do të realizojmë shembjen me lëndë plasëse të objektit 5 kate përballë teatrit Petro Marko. Ju lutem, merrni këto masa: Hapja e dyerve dhe dritareve, uljen e pajisjeve si televizor etj, largimi nga banesa në orën 12:00 për të gjithë banorët dhe bizneset në rreze 250 metra nga objekti.
Ju lutemi vlerësoni me seriozitet marrjen e masave për të shmangur dëmet!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.