AKTUALITET

Misteri/ Një nxënës vdiq, 7 të tjerëve iu bie të fikët në shkollën e Elbasanit

14:48 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përsëritet pas një muaji serish historia. 17-vjeçari Limon Sallaku, më 15 shkurt humbi jetën pasi u ndje keq në ambientet e jashtme të shkollës profesionale “Ali Myftiu”, ndërsa nxënësit e denoncuan si një fenomen të frikshëm, se shumë nxënësve të tjerë iu ka rënë të fikët pa asnjë arsye.
Sot raportohet se një tjetër nxënësi i ka rënë të fikët “Ky është rasti i 7 që përsëritet në dy muaj”,- thonë ata.

Mësohet se në dy muajt e fundit rastet e përsëritura janë shtatë dhe se nxënësit pranojnë që kanë frikë të shkojnë në shkollë .

Të rinjtë thonë se kjo “dukuri” ka sjellë jo pak probleme, ndërsa shprehen se kushtet e shkollës ku mësojnë nuk janë aspak normale.

Kujtojmë se i riu Limon Sallaku nuk kishte shfaqur kurrë më parë asnjë shqetësim ndërsa shokët tregojnë se atij i ra të fikët në momentin që po qëndronte në oborrin e shkollës. Gjendje kjo që më pas i solli vdekjen, duke shtuar edhe vonesën e ndihmës së shpejtë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.