EKONOMI

Mungon Ministria e Mjedisit, shtyhet seanca për HEC Poçem

20:18 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Seanca e gjyqësore për HEC Poçem, e planifikuar të zhvillohej ditën e sotme është shtyrë pasi përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe AKM nuk ishin prezent. Pas shtyrjes së seancës përfaqësues të organizatës Eco Albania, deklarua se “duke qenë së gjykimi do të bazohet edhe në dokumentet e miratuar nga Ministria e Mjedisit, ne kërkuam që  në seancën e radhës të jenë prezent përfaqësues të këtij institucioni në mënyrë që të vazhdohet gjykimi”.

Ndërkohë përfaqësues te Ministrisë së Energjisë dhe kompanisë konçesionare Kovlu Energy ishin prezente, duke kërkuar të njëjtën gjë. Çështja është çuar në gjykatë nga organizatat mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe 38 banorë të prekur nga ndërtimi i hidrocentralit të Poçemit. Në akt-padinë e ngritur prej tyre kërkohet konstatimi si akte administrative absolutisht të pavlefshme të deklaratës mjedisore dhe kontratës koncesionare. Seanca e radhës është planfikuar në datën 13 prill 2017.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.