AKTUALITET

Dhunohet mjeku në Shkodër, shefja e Pediatrisë: Pse e rrahën familjarët e fëmijës

17:00 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play





Transferimi i fëmijës nga Pediatria në Kirurgji, duket se është bërë shkak që të ushtrohet dhunë ndaj mjekut të urgjencës së spitalit të Shkodrës, pediatrit Skënder Duka. Të paktën, kështu ka bërë të ditur  shefja e Pediatrisë së Shkodrës, Greta Naraçi, duke zbardhur në këtë mënyrë edhe detajet e reja.

Sipas saj, doktori Skënder Duka është goditur nga familjarët e një fëmije që ishte pacient në këtë spital. Mjekja ka bërë të ditur se transferimi nga Pediatria në Kirurgji të fëmijës, ka hasur në kundërshti të babait të tij, i cili është përplasur me mjekun.

“Nuk ka asnjë lloj abuzimi dhe asnjë lloj vonese. Fëmija ka ardhur me traumë në kokë dhe është transferuar në kirurgji, pasi aty ishte nevoja që të merrte mjekim. Spostimi i fëmijës nga Pediatria në Kirurgji ka shkaktuar konflikt mes babait të fëmijës dhe mjekut. Doktori ka shkuar në polici për të denoncuar, por më pas e ka tërhequr denoncimin.

Me këto probleme hasemi përditë, por zbatimi i rregullave është i vështirë nga qytetarët”, – ka thënë Naraçi.

Çfarë ndodhi

Një mjek i Urgjencës në spitalin rajonal të Shkodrës është goditur dje nga disa persona.

Nga sa bëhet e ditur, mjeku pediatër Skënder Duka është dhunuar nga familjarët e një fëmije të sëmurë.

Ai mësohet se ka marrë disa plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen më shumë detaje, ndërsa pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë ngjarje të rëndë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.