AKTUALITET

“Gruaja më zhdëpi në dru”, historia e trishtë e durrsakut që ka mbetur rrugëve

13:35 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 57-vjeçar nga Sukthi i Durrësit ka vendosur të sfidojë mentalitetin “e burrave të fortë” shqiptarë dhe të rrëfejë të gjitha peripecitë e jetës së tij, martesës së palumtur në moshën 37-vjeçare, divorcin për shkak të dhunës fizike që gruaja ushtronte, sëmundjen që e ndjek nga pas si hije dhe mungesën e një strehe ku të fusë kokën.

I sëmurë nga Epilepsia, Zabit Tota ka zgjedhur studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 për të kërkuar ndihmë, që t’i gjendet një strehë, pasi pas divorcit ka mbetur rrugëve.

Si e njohe bashkëshorten?

Zabiti: Unë i lindur në Sukth më martuan dajat me një grua nga Kalaja e Dodës 18 vite më parë. Ditët e para shkuam mirë

Pse dajat?

Zabiti: Isha 37-vjeç, vija nga dy fatkeqesi në jetë, por dëgjova prindërit. Gruaja kishte qenë e martuar kishte lënë nja 2 fëmijë andej. E mora erdhi në Sukth, i tërhoqa edhe njerëzit e sa, i tregova tokat ku të blinin, pior nuk ë dëgjova babain që më tha “Me mikun ha e pi, por rri larg”. Megjithatë nuk ma prishi dhe vendosa t’i marr prindërit e gruas. Ajo çdo gjë e gjeti gati, me shtëpi me katandi, edhe tasin e groshit e gjeti gati, çdo gjë.

Ardhja e njerëzve të bashkëshortes suaj sollën probleme tek ju?

Zabiti: Po 5 vjet jetuam mirë, më pas lindën problemet.

Pse grindeshit?Zabiti: Nuk ma varte, nuk më respektonte, përdorte llafet nga më të ndryrat…

Ti ke thyer mentalitetin shqiptar, vjen këtu dhe thua që nuk të ka dhunuar vetëm bashkëshortja, apo jo?

Zabiti: Jo vetëm ajo, por edhe prindërit e saj. Unë isha njeri i rregullt, as alkool asgjë, edhe kafen turke e pija në shtëpi, po ajo ishte në depresion ndaj vepronte ashtu.

Po ju e keni respektuar bashkëshorten?

Zabiti: Po. E kam çuar edhe në plazh o zonja gazetare, jam njeri i rregullt, familjar. Ajo nuk kujdesej fare.

Mos ndoshta e trajtoje si skllave se ka tentuar të vetëhelmohet?

Zabiti: Atë vendim e ka marrë nga nervat.

 

NDERHYN GRUAJA

“BalkanWeb zbardh intervistën e plotë të 47-vjeçares me moderatoren Evis Ahmeti.

INTERVISTA

Do doja mirëkuptim nga ju zonja Naxhie..Ish-burri juaj deklaron se është dhunuar nga ju dhe prindërit tuaj…

Të gjithë ato që u folën aty në studio, janë mashtrime. Unë bëja një jetë të ndershme, i kam shërbyer dhe prindërve të tij. Ai është mashtrues, di të rrijë rrugëve. Di të ndërroj veç gra. Unë prej 3 vitesh jam ndarë. Jam me dy fëmijët e mi. Jam e kërcënuar dhe kudo që eci jam e përndjekur prej atij mashtruesi. Ai nuk është me epilepsi, pasi të gjitha dokumentet i ka false. Ai shtirej tërë këto vite, si ka rënë asnjëherë të fikët. Ai mashtron, shkonte më të tjera, më tradhtonte. Ai njeri më ka detyruar që të pi helm. Ndaj e ndava, jam shumë e sinqertë. Mora një vendim që ti shërbeja babait të tij si çdo femër që i shërben familjes. I ka shërbyer deri ditën kur ka dhënë shpirt, si babë e bijë. Gjithë familjes e tij ka respekt për mua. Ai njeri është i rrugëve. Ai aty është një njeri mashtrues, që e njeh prokuroria, Policia e Shtetit. Nuk na lënë të qetë, vjen dhe na provokoi. Na provokon dhe jam e kërcënuar.

Ai është 57 vjeç, ju ende nuk i keni bërë 47-vjeç, si e keni marrë?

Fati ynë, fati i asaj kohe, ndaj e mora.

Ju se keni martesën e parë me të?

Ai ka qenë fati im, pasi më mashtroi, pasi nuk kishte qenë i ndarë ligjërisht, ndaj dhe më ngeli djali pa regjistruar pasi ai nuk i kishte mbyllur llogaritë me gruan e parë.

Si i ka marrëdhëniet me dy fëmijët e mëdhenj Zabiti?

Kur u prish me ne, nisi që të shkonte me ta, se ishin duke u rrahur.

Ça babai ka qenë Zabiti?

Unë kam pasur 17 vite martesë. Ai 6 vite punonte si taksixhi. Unë kisha 3 lopë dhe punoja. Baba i fëmjëve të mi kërcënonte nënën, (Zabiti) ia rrihte dhe e tradhtonte, e prishte lekët. Ja ai ishte. Me fëmijët nuk i ka pasur marrëdhënie të mira, s’u jepte një kokërr leku për shkollë. Asnjë marrëdhënie se ka pasur të mirë. Mua më ka tradhtuar shumë.

Çfarë thoni ju për urdhrat e mbrojtjes?

Janë të gjitha mashtrime. Kam qenë drejt flijimit, kam qenë e shtruar tek Spitali ‘Nënë Tereza’. Nuk ka ardhur të më shoh fare, kur piva kokrra. Nuk erdhi as për hatrin e fëmijëve. Ditën që dola nga spitali nuk erdhi. As për fëmijët. Unë nuk isha femër rruge.

Ndalim tek çështja e banesës tuaj…dëgjoj zëra pas jush, me kë jeni?

Jam në familje me dy fëmijët.

Çfarë po ndodh me banesën, pse s’mund të kthehet Zabiti në banesë?

Kam tre vjet që jam ndarë. Ai kishte dy dhoma dhe unë dy dhoma. Ai kishte marrë grua tjetër. Doli dhe iku me këmbët e veta, të betohem për dy fëmijët e mi që kam. Iku doli me këmbët e veta. Shtëpia është në emirin tim.

Pse banesa është ne emrin tuaj?

Sepse unë kam marrë lejen e legalizimit dhe pres certifikatën e pronësisë. Ai ishte duke bredhur me të tjerat, kurse unë punoja dhe mbaja babain e tij.

Nëse zoti Zabit rikthehet në banesë çfarë ndodh?

Ça banesë do kthehet moj zonjë? Atë banesë e ndan gjykata Civile dhe Përmbarimi. Ai më ka tradhtuar dhe shkonte me të tjera dhe ka shumë shkaqe. Ndaj jam ndarë me të.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.