Tech

“I dashur nxënës, thuaji babit të mos mbjellë hashash”, zbulohet mesazhi i kryepolicit

14:12 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Drejtori i policisë së Tiranës u ka dhënë një mesazh nxënësve të shkollave që t’i nxisin prindërit e tyre të mos mbjellin hashash. Në një takim me përfaqësues të drejtorisë arsimore, prefekturës dhe institucioneve të tjera, Hodaj bëri edhe një bilanc të luftës anti-kanabis të policisë, e cila po rezulton jo e lehtë, duke qenë se vetëm në javën e fundit janë kapur në Shqipëri dhe Itali mbi 15 tonë hashash.

RAPORTI I HODAJT

Te dashur nxenes! Ju ftoj ti ndërgjegjsoni dhe tu flisni prindërve tuaj, vëllezërve më të rritur se ju, që të mos mbjellin apo kultivojnë canabis, pasi ne fund, shtresa me e rrezikuar nga perdorimi dhe konsumimi i kesaj lende narkotike jeni vete ju. Si polici e Tiranes kemi vendos disa objektiva për të parandaluar këtë fenomen ne harmoni dhe ne zbatim edhe te Strategjisë kombetare Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike.

Gjatë vitit që lamë pas u evidentuan 85 raste të kultivimit të bimëve narkotike të referuara në Prokurori, prej tyre jane zbuluar 29, në masën 34.1 %, implikuar 49 autor, arrestuar 31, në kërkim 15 dhe në gjendje të lirë 3 autor (2 kryepleq të proceduar në gjendje të lire për moskallëzim krimi).

Janë asgjësuar ne total 171 parcela dhe 66929 bimë narkotike. U administruan 398 informacione policore për tendencën e kultivimit të bimëve narkotike, nga te cilat • 214 informacione janë për persona konkretë, • 184 informacione për vende konkrete, • 72 informacione kanë rezultuar të sakta, nga të cilat 6 informacione janë për persona konkretë dhe 66 janë për vende konkrete.

Kanë ardhur 21 informacione nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, SHÇBA, SHISH, Prokurori, apo institucione të tjera. Sigurisht nuk është një detyrë e thjeshtë, pasi kërkon anagzhim maksimal të çdo punonjësi policie në terren, duke kryer kontrolle në çdo cep të territorit dhe mbi të gjitha duhet përkushtim nga gjithësecili.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.