AKTUALITET

Myslim Murrizi shpërthen kundër gazetarit: S’bëhet “Republika e re” më këlyshë Sorosi

15:31 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Myslim Murrizi ka reaguar ndaj gazetarit Alfred Lela i cili paraditen e sotme u revoltua pas publikimit të një video te transmetuar në media. Lela i kishte bërë thirrje Bashës  edhe si ish-ministër i brendshëm  të largonte Myslimin, pasi kishte ofenduar dhe sharë një polic te thjeshte në krye të detyrës. Ai duhet t’i kërkojë falje policit Agron dhe jo te nxjerrë inatin e sistemit me policët e thjesht

Murrizi ka reaguar menjëherë nëpërmjet një statusi në “Facebook” duke thënë se spiunimi yt tek Basha nuk me impresionon pasi i kanë spiunuar shumë të tillë si ë.

Statusi i plote i  Murrizit

Nje sqarim per ju z Lela.

Se pari po e filloj me emrin tim Alfred qe e kam Myslim dhe jo myslym apo muslim, e nese nuk dini ta shkruani mesojeni.

Se dyti un nuk e joh fare policin Agron dhe nuk kam shprehur rrevolte ndaj Tij , por ndaj shtetit pleher qe perdor Agronin dhe te tjere si Agroni per te bere te heshtin kundershtaret.

Sa per makinen time Alfred un nuk kam asnje kompleks qe nuk biçiklete por kam makine dhe nuk i perkas seres se komunisteve me fytyre te kamufluar qe shajne BORGJEZET.

Un kam 21 vjet Lela qe nuk kam qene ne asnje pozicion apo funksion publik e te kem blere makina e çdo gje tjeter me tendera.
Edhe une Alfred kam punuar ne nje universitet por jo si punetore por kam qene aksionere.
“Spiunimi” yt tek Basha nuk me impresionon se gjith kohes kemi patur nga ato ish 1200 lekeshit qe na kane spiunuar si Ë.

Se treti kjo nuk eshte beteje fshateshe Alfred qe ti mbron fshatarin tend dhe nje fshatar i imi duhet te me mbroje mua.

Sa per republiken e re Alfred rri pa merak se ajo nuk behet kurre me kelyshet e SORROSIT.

 

 Shkrimi i Alfred Lelës  

Një video e hedhur në rrjet nga vetë autori i saj, Muslim Murrizi, kryetari i PD së Lushnjës, është vetëdemaskuese. Në të, Murrizi shfaqet duke e fyer dhe abuzuar hapur policin rrugor, të cilin unë e njoh dhe e di për djalë të mirë e korrekt. Ai quhet Agron Voga dhe është nga Fushë- Kruja.

Por, nuk ka rëndësi fakti se kush e njeh dhe si, një polic: Ai njeri me uniformë është të gjithë policët e Shqipërisë. Ai është njëri prej atyre që rrinë gjithë ditën në pluhur, vapë apo shi; thithin në mushkëri dioksid karboni, dhe u duhet të durojnë edhe abuzimet e ‘muslimëve’ të kësaj shoqërie arrogante. Dukej e rehatshme makina e Muslimit, nga druri i përpunuar ngjyrëarre që i mbështillte timonin. Sa ç’dukej në parehati polici me emrin Agron, të cilin duke e njohur, e di se një gjak i vinte e një i shkonte dhe uniforma e pengonte që të ‘prezantohej’ siç duhej me Muslimin.

Ka shumë policë që durojnë abuzime rrugëve të Shqipërisë, nga të ngjashmit e Muslimit: Kryetarë partish dhe drejtorë partish, zëvendës ministrash dhe dashnore ministrash. Nuk e meritojnë. Ata janë nëpunës të këtij shteti, edhe kur shteti kthehet në pushtet abuziv.

Muslim Murrizi, ndoshta ka qenë i provokuar, por ne nuk e dimë këtë, sepse në videon që ai vetë ka xhiruar, është ai në shkelje dhe askush tjetër. Ai duhet t’i kërkojë falje policit Agron dhe të ngrejë zërin kundër shefave të tij që mund të jenë të drogës, të hurit e të litarit. Por, nuk është e ndershme që inatin me sistemin, ministrin apo qeverinë t’a nxjerrësh me policin e parë rrugor që është duke bërë punën.

Lulzim Basha, që i ka mbledhur njerëzit në shesh për Republikën e re, edhe si ish ministër i Brendshëm, edhe i këtij polici e të gjithë policëve, duhet të bëjë një gjest e ‘të tërheqë Muslimin’, që ne ta kuptojmë se Republika është e re dhe ‘muslimët’ e vjetër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.