AKTUALITET

Pajisje përgjuese apo zbuluese çimkash? Gjykata bllokon pasaportën e izraelitit

12:07 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Yoram Frig qytetari izraelit i cili u kap në Rinas, me pajisje të dyshimte me kërkesë të Prokurorisë i është bllokuar pasaporta. Frika për nja largim të mundshëm nga Shqipëria e ka shtyre, këtë të fundit të kërkojë bllokimin e pasaportës të izraelitit, gjë që është miratuar nga gjykata.

Ndërkohe që  hetimet vazhdojnë, Prokuroria së fundmi ka caktuar ekspertë për ekspertimin e pajisjes të dyshimtë.

Gjithçka ka mbetur qe ekspertët të japin fjalën e fundit, pas ekspertimit të pajisjes do të vendoset dhe fati i Frig.

Kujtojmë që Frig në një intervistë ekskluzive për GSH.al tha se ai është një hetues privat që është pajtuar nga një biznesmen në Shqipëri (Tom Doshi). Izraeliti që ka ardhur edhe herë të tjera në Tiranë, mohon që të ketë kryer përgjime të paligjshme me pajisjen speciale që kishte me vete. “Ajo pajisje nuk kryen përgjime, por identifikon dhe zbulon përgjuesit”, tha Frig për GSH.al.

Prokuroria e Tiranës ka ngritur 4 akuza ndaj Frig, megjithëse ai do të ndiqet në gjendje të lirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.