AKTUALITET

Shpallet në kërkim Myslim Murrizi, policia: Ja çfarë ndodhi mes ish-deputetit dhe “rrugorit”

14:30 - 31.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Video e publikuar nga vetë ish deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ku ai shante dhe ofendonte policin rrugor u pasua me nisjen e procedimit penal dhe shpalljen e tij në kërkim. Në një njoftim për mediat, policia ka ritreguar të gjithë ngjarjen duke treguar se Murrizi do të vihet përballë dy akuzave “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

NJOFTIMI I POLICISE

Komisariati i Policisë nr.1 Tiranë ka thirrur për t’u paraqitur shtetasin M. M, 48 vjeç, banues në Sauk, Tiranë për shkak se ditën e sotme nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, madje duke e kanosur në detyrë një efektiv të policisë rrugore.

Punonjësi i policisë së qarkullimit rrugor A.V. ka paraqitur pranë komisariatit nr.1 Tiranë një kallëzim penal ndaj shtetasit M.M, për shkak se ditën e sotme, gjatë një kontrolli në përputhje me procedurat, nuk ka pranuar të dorëzojë dokumentacionin për “siguracionin” dhe “kontrollin teknik” të mjetit.

Më pas shtetasi M.M, ka nxjerrë telefonin dhe ka nisur të filmojë duke sharë me fjalë të ndryshme dhe ofenduar personalisht punonjësin e policisë si dhe shefin e trafikut rrugor.

Pavarësisht situatës aspak normale dhe komunikimit në shkelje flagrante të edukatës minimale njerëzore,  punonjësi i policisë ka zbatuar procedurën duke i dhënë drejtuesit të mjetit një kopje të proces verbalit, i cili më pas është larguar.

Pas marrjes së kallëzimit, materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. M, për veprat penale ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.